E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident 1 i vdekur 2 te plagosur

Nje i vdekur dhe dy te plagosur eshte bilanci tragjik i nje aksidenti te ndodhur pasditen e se dieles ne aksin rrugor Gjirokaster- Tepelene. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te ktheses se fshatit Picar. Viktima eshte Naim Shuskaj 24 vjeç, banues ne Rroskovec te Fierit. Ky i fundit ishte emigrant ne Greqi dhe po kthehej drejt tokes helene pas kalimit te festave te fundvitit ne atdhe. Makina e tij tip BMW eshte perplasur me nje mjet tip Audi me targa te Vlores. Mesohet se dy te plagosurit qe ndodheshin ne Audin me targa te Vlores jane ate e bije, por ende nuk dihen emrat e tyre. Te plagosurit jane percjelle drejt spitalit rajonal te Gjirokastres per te marre ndihmen e nevojshme dhe jane jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›