E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje ne tunel,plagosen 4 punetore

Kater punetore te kompanise Bechtel Enka kane mbetur te plagosur rende.Nje masiv dheu i ka zene ata poshte ndersa punonin ne nje prej kater fronteve te punes ne tunelin qe lidh Thirren me Kalimashin.Shembja e dheut ndodhi ne oret e para te mengjesit, ne pjesen e tunelit ne Kalimash.Te plagosur rende kane mbetur shtetasi shqiptar Ylber Bytyci 42 vjec dhe tre shtetasit turq Oezit Ylberim, Latif Klija, e Haziz Byzekin.Punetoret e tjere jane shprehur se kane degjuar nje zhurme te madhe, dhe menjehere kane shkuar ne ndihme te kolegeve.Me rende paraqitet gjendja shendetesore e shtetasit shqiptar, Ylber Bytyçi.Ai u dergua menjehere ne spitalin e Kukesit, ku pasi mori ndihmen e pare, u soll me helikopter ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.Punetore te tjere qe u plagosen nga dheu, kane marre plage te renda, si dhe fraktura.Ata jane transportuar per ne spitalin e Prizrenit.Kjo eshte ngjarja me e rende qe ndodh ne ndertimin e aksit me te madh rrugor ne vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›