E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ajror në Jemen, 10 të vdekur

Një aeroplan transportues ushtarak është rrëzuar në aeroportin e Sanaas, ku kanë mbetur të vdekur 10 anëtarët e ekuipazhit, njoftoi një zyrtar i aeroportit.

Aeroplani është rrëzuar në distriktin Hasba, në afërsi të kryeqytetit të Jemenit, pas problemeve teknike.

“Aeroplani provoi të lëshohej në tokë, në një hapësirë të zbrazët në Hasba, por për shkak të problemeve teknike u rrëzua dhe 10 anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur”, ka thënë zyrtari, njoftoi Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›