E Shtunë, 31 Tetor 2026

West Ham e dëshiron Beckhamin

Nënkryetari i West Ham United, David Gold ka konfirmuar interesimin e klubit për transferimin e mesfushorit të Los Angeles Galaxy, David Beckham.

Ish kapiteni i Anglisë njoftoi se do të largohet nga Galaxy pas përfundimit në finales në MLS Cup dhe menjëherë ka zgjuar interesim nga shumë klube, përfshirë West Hamin.

“Ai ishte ambasador i Olimpiadës në Londër dhe do të ishte përkrahje e madhe për ne nëse do të arrinim ta transferonim këtu”, deklaroi Gold për Sky Sports News. Beckham spekulohet se kërkohet edhe nga disa klube të tjera angleze, por edhe skoceze e australiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›