E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident fatal në Divjakë, humb jetën 62-vjeçari pasi i përmbyset mjeti bujqësor

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 62-vjeçari pasditen e sotme në Divjakë. Ngjarja ndodhi teksa viktima po punonte në një tokë bujqësore me mjetin e tij.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi me inicialet M. M., 62 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë pasi mjeti bujqësor me të cilin po punonte është përmbysur aksidentalisht.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›