E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas kinez.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari kinez ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër dhe tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›