E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa nga të pandehurit në dosjen ku përfshihet edhe kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, përfitues të procedurës së gjykimit të shkurtuar janë Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani”.

Ndërkohë, për Erion Veliaj procesi gjyqësor do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Vendimi i GJKKO-së pritet të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të procesit, ndërsa seancat ndaj të pandehurve do të zhvillohen sipas procedurave përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›