E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident fatal në Gjermani, humbin jetën 2 shqiptare nga Kosova

Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht.

Viktimat janë identifikuar si dy motra nga Topanica e Kamenicës, Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, të cilat ndërruan jetë si pasojë e aksidentit të rëndë rrugor.

Sipas mediave gjermane, në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Në një mesazh prekës, një familjar i viktimave ka shkruar: “Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”.

Në foto dy viktimat e aksidentit tragjik

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›