E Hënë, 9 Nëntor 2026

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në segmentin Rrëshen–Milot, në Rruga e Kombit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkatuar 2 viktima dhe 5 të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga shtetasi N.P., 61 vjeç, dhe një tjetër me drejtues shtetasin D.P., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, N.P., si dhe shtetasi F.P., rreth 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit tjetër të mjetit.

Nga aksidenti janë plagosur gjithashtu drejtuesi i automjetit tjetër, D.P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali i Traumës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›