E Hënë, 9 Nëntor 2026

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 45-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, është plagosur dyshohet me armë zjarri Ilirjan Dosti, rreth 45 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›