E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, fuoristrada përplas motorçikletën 2 të vdekur

LEZHE- Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur është shënuar sot në mëngjestë në kryqëzimin e Shënkollit, në aksin nacional Lezhë- Milot.

Sipas policisë një motorcikletë në të cilën udhëtonin një burrë dhe një grua është përplasur nga një fuoristradë me targa TR 6671 R, e drejtuar nga Haxhi Dajko 47 vjeç.

Viktimat, kanë qenë duke udhëtuar me motorçikletë. Për momentin dihet vetëm emri i drejtuesit të motorcikletës Gjon Deda 75 vjeç, ndërsa është ende i paidentifikuar emri i gruas.

Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se fajtor i aksidentit ka qenë drejtuesi i motorcikletës i cili ka dalë nga një rrugë dytësore duke hyrë në rrugë kryesore, pa kontrolluar më parë lëvizjen e makinave.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›