E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë,shqiptarët kthehen për Pashkë kalojnë natën jashtë

GJIROKASTER- Festa e Pashkëve shton numrin e shqiptarëve që hyjnë në Shqipëri për të festuar prani familjeve të tyre. Si cdo vit tjetër në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër, që lidh Shqipërinë me Greqinë, shqiptaret përballen me radhë të gjata dhe fluks të lëvizjeve, për shkak të policisë kufitare greke e cila nuk merr masat për shtimin e sporteleve, dhe të personelit.

Rradhët e gjata të makinave që presin të kalojnë traun janë shënuar në tokën greke, ndërsa në tokën shqiptare policia kufitare kishte marrë masat duke shtuar numrin e sporteleve.

NEWS24 raporton se gjatë natës policia greke nuk ka punuar duke lënë shqiptarët të presin me orë të tëra. Është lejuar vetëm kalimi i autobusëve, dhe jo i automjeteve të vogla. Lëvizja normale ka nisur vetëm në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia e Kakavijës informon se që në orët e para e deri në mëngjes kanë kaluar kufirin 3500 shtetas shqiptarë, me 700 mjete dhe mbi 10 autobusë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›