E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident gjatë natës në Tiranë/ Ndërron jetë 33-vjeçari

Një 33 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate ku pranë Pallatit me Shigjeta një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, hmbi jetën drejtuesi i motomjetit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›