E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vllaznia mundet nga gjigandët e Real Madrid, por paraqitja ishte dinjitoze

Vllaznia e vajzave zhvilloi mbrëmjen e së enjtes sfidën e parë në grupet e Champion League. Shkodranet u mposhtën 2 me 0 nga Real Madrid.

Vllaznia bëri një lojë mjaft të mirë në mbrojtje, por spanjollet kishin drejtimin e ndeshjes.

Në 45 minutat e para mbrojtja shqiptare neutralizoi disa raste duke e mbyllur me shifra të barabarta. Mirëpo në të dytën, madrilenet shtuan presionin duke shënuar në minutën e 54 me Gonzales.

Vllaznia nuk gjeti dot forcën për të reaguar dhe u ndëshkua sërish në “Loro Borici”.

Këtë herë me një penallti të dyshimtë të shkaktuar nga Popovic, e cila u realizua nga Carmona .

Reali siguroi 3 pikët e para në grupin A, ndërsa shkodranet ndodhen në të fundit në grup me 0 pikë.

Trajneri Nikolin Leka dhe Megi Doci theksuan se ekipi bëri një lojë të mirë, përballë një kundërshtari si Reali.

Vajzat shkodrane do të përballen në sfidën e radhës me Chelsean, e cila do të luhet në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›