Aksident i frikshëm në Tiranë-Durrës, makina shkatërrohet pas përplasjes me karburantin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.
Një autoveturë e markës Mercedes Benz në të cilën udhëtonin katër të rinj, tre djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në mjediset e një karburanti, ku është përplasur me një shtyllë.
Autovetura drejtohej nga 30 vjeçari me inicialet M.Ç, ndërkohë që përplasja ka qenë mjaft e fortë, aq sa autovetura është dëmtuar tërësisht. 3 nga të rinjtë që ndodheshin në autoveturë kanë pësuar dëmtime të shumta.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të spitalit dhe një automjet i shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura.
Ata janë dërguar në spital ku i janë marrë menjëherë për mjekim nga mjekët e urgjencës së spitalit.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dy nga të plagosurit janë: Klajdi Gecaj dhe Leonora Vrioni.
/rtsh.al/