E Martë, 3 Nëntor 2026

“Dita e verës” festohet me “Art Mbi Tank”

“Ditën e Verës” Forcat e Armatosura Shqiptare e festuan me një mënyrë të veçantë.

Në sheshin “Skënderbej” u vendos një tank mbi të cilin qytetarët e Tiranës mund të krijonin artin e tyre me ngjyra të ndryshme.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “Art Mbi Tank”, është simbol i përkushtimit të Forcave të Armatosura ndaj qytetarëve në Ditën e Verës.

“Një prezantim shpresëdhënës pro paqes e kundër luftës në këto ditë të vështira kur siguria globale është në sprovë” u shpreh ministri Peleshi.

Forcat e Armatosura janë gjithmonë pranë qytetarëve, edhe në ditët e festave, tha ai.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›