Aksident i rëndë, autobuzi përplas triçiklin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në pjesën rrugore midis Ndroqit dhe Romanatit në afërsi të qytetit të Tiranës. Një autobus ka përplasur një tricikël dhe si rrjedhojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i triciklit, Sadik Brahja, 40 vjeç, nga Librazhdi me banim ne Durres, i cili udhetonte me triciklin e ngarkuar me mjete pune me targa Dr Al B 2004. Autobuzi ka qenë i linjës Tiranë – Fier me targa Fr 8774 C.Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e autobusit, për hetime të mëtejshme të ngjarjes.