E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet 2.4 kg heroinë

Rreth 2.4 kg drogë e tipit heroinë është zbuluar sot nga forcat e policisë pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur sot kur gjatë një kontrolli të zakonshëm, te shkëmbi i Kavajës, është kapur 2.4  kilogramë drogë, që dyshohet të jetë heroinë.

Sasia e lëndës narkotike është pikasur gjatë një kontrolli rutinë pasagjerësh. Droga ishte e ndarë në dy qese dhe në një kallëp. Uniformat blu prangosën pas zbulimit të drogës 24-vjeçarin nga Vlora, Saimir Asllani. Vazhdojnë hetimet për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›