Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur prag mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Klos-Bulqizë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton noa.al, mësohet se si rrjedhojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, i nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Nga ana e policisë thuhet se një fugon pasagjerësh është përplasur me një makinë të vogël, çka ka bërë që të dëmtohen 4 vetë.
Lidhur me këtë rast forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.