E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Gati për sulm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një deklaratë zyrtare lidhur me situatën në Siri, deklaroi se regjimi i Bashar al Assad përdori armë kimike mbi popull, duke shkaktuar mijëra viktima të pafajshme.

Sipas tij përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë e rajonit dhe të mbarë botën, ndërsa lidhur me këto sulme, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sulmet me armë kimike u provuan nga Organizata për Kombet e Bashkuara.

“Jemi gati për ndërhyrje ushtarake. Ushtria do të zhvendoset në pikat strategjike në rajon, dhe jemi të gatshëm të sulmojmë kurdo që të jemi gati. Do të sulmohet, nesër, pas një jave, ose ndoshta një muaji. Jam gati të jap urdhër për sulmin. Ne duhet të marrim një vendim pa pritur rezultatet e reporterëve të OKB”, tha Obama, citon noa.al.

Ai shtoi se e ka autoritetin të kryer një sulm në Siri edhe pa autorizimin e Kongresit, por theksoi se duhet që ndërhyrja të jetë e studiuar, ndërsa shtoi se duhet të njihen gjithashtu edhe kostot nëse nuk veprohet.

Obama tha se nuk pret që shumë kombe të jenë dakord me vendimet e marra, por theksoi se nuk mund të rrihet duarkryq përballë një situate të tillë, duke kërkuar mbështetjen e tyre.

Në vijim ai kërkoi mbështetjen e Kongresit për vendimin e marrë, ndërsa theksoi se është koha që ti tregohet botës se Amerika i mban premtimet që jep./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›