E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Bulqizë, plagoset shoferi, dërgohet drejt Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Bulqizë.

Një automjet që vinte nga Qafa e Buallit në drejtim të Peshkopisë është përplasur me urën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Përplasja ka qenë shumë e fortë për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte automjeti.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë shoferi. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që i kanë ardhur në ndihmë fillimisht drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se kishte humbur ndjenjat nga përplasja e fortë.

Ai u dërgua në spitalin e Bulqizës, por për shkak të plagëve të marra është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të automjetit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›