E Hënë, 2 Nëntor 2026

Agravon situata në Tiranë dhe Elbasan, Noka: Protesta mbyllet kur t’i teket opozitës, jemi në mosbindje civile

Është tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë në dy pika të vendit, në rrethrrotullimin e Bardasheshit në Elbasan dhe në ish-sheshin Shqiponja në Tiranë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka sëbashku me deputeten Albana Vokshi dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë shtyrë policinë, por pa mundur të çajnë gardhin.

Ndërkohë Noka ka deklaruar edhe njëherë se nëse policia nuk tërhiqet atëherë protestuesit do të marshojnë drejt banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

“Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandeve kriminale, sepse drejtuesi i tyre është emërtesë e krimit të organizuar. Është rast unik në botë. Sikurse i nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enver Hoxhës po provokojnë qytetarët. Po ua them prapë Surreli do të jetë destinacioni”, tha Noka.

I pyetur se kur do të mbyllet protesta, Noka është shprehur se nuk ka orar pasi janë në mosbindje civile.

“Kur t’i teket opozitës, jemi në mosbindje civile”, tha Noka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›