E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari, shoferi i makinës largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”.

Sipas policisë, rreth orës 06:15, shoferi i një automjeti, ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›