E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Durrës, kalimtarja përplaset në vijat e bardha

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit.

Një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.

Paraprakisht deklarohet se e aksidentuara është një e moshuar që në gjendje të rëndë e kanë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›