Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd/ Policia: Shtetasi kinez humb jetën, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.