Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e së sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Dyli Haxhire”.
Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt zonës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave.