Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, furgoni përplaset me maunën, viktima e të plagosur
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, duke lënë si bilanc katër viktima dhe një person tjetër të plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë, ku një maune me targa KO 10 28 A është përplasur me një furgon me pasagjerë me targa LB 001 A, ku për pasojë kanë humbur jetën katër pasagjerët e furgonit.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rende edhe drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduart Shkurti, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Nga hetimet paraprake të policisë së mbërritur në vendngjarje mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar i furgonit, ndërkohë që në vendngjarje është krijuar edhe trafik për shkak të aksidentit.