E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI ankimon në Kolegj rezultatin për Kukësin, Muho: Të rinumërohen 15 kutitë e fundit

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 23 qershorit për qarkun e Kukësit. Depozitimi i kërkesës ankimore është bërë nga Ilirjan Muho, një prej ish anëtarëve të majtë të KQZ, aktualisht përfaqësuësues ligjor i LSI pranë këtij komisioni, i cili deklaroi se ka prova se rezultati në tabelën përfundimtare është deformuar.

Sapo depozituam kërkesën ankimore në KQZ për Qarkun e Kukësit. Nga provat e grumbulluara tregon qartë që ka një deformim të rezultatit në tabelat e firmosura nga anëtarët e komisionit. Kërkojmë rinumërim të 15 kutive të fundit të Qarkut të Kukësit. Aleanca e majtë ka rreth 155 vota më shumë, mandati ndahet me 15 vota.Ne do procedojmë në vazhdim në varësi të vendimit të KQZ për kërkesën tonë tha ai.

Ndërkaq KQZ nesër përmbyll të gjithë procesin e miratimit të tabelave me rezultatet përfundimtare për të 12 qarqet . Kukësi është qarku ku ende nuk ka një fitues në betejën e 23 qershorit. Te djathtët pretendojnë se kanë marrë 3 mandate, ndërsa të majtët, përkatësisht LSI deklaron se janë 15 vota të cilat janë deformuar në tabelën përfundimtare, e që po sipas tyre sigurojnë mandatin për këtë forcë politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›