E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Fier mëngjesin e kësaj të shtune (18 nëntor), si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë, viktima, 26-vjeçari me inicialet E. N., banues në Fiershegan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. I riu ka humbur jetën në vend, si pasojë e përplasjes.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›