Shpërthim tritoli jashtë një lokali në Kamëz, vetëm dëme materiale

Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz, mëngjesin e kësaj të shtune (18 nëntor).
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Donald Trump”, ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk kanë mbetur persona të lënduar, teksa raportohet vetëm për dëme materiale.
Lokali ishte marrë me qira nga një 24-vjeccar, ndërsa ende nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/