Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari, 3 makina përplasen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, të drejtuara nga shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, një 19-vjeçar, shtetasi L. Z., pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e përplasjes.a.b