E Diel, 1 Nëntor 2026

TIRANË/ Humbi jetën pasi u qëllua disa herë me thikë, kush është autori

Një person që u qëllua diaa herë me thikë këtë mbrëmje në Tiranë humbi jetën në spital ndërsa është identifikuar dhe arrestuat autori i krimit.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për 50-vjeçarin Toni Nake, i cili dyshohet se ka plagosur disa herë me thikë në bark 49-vjeçarin Kreshnik Cara.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Marko Boçari”, ku 49-vjeçari u dëmtua me mjet prerës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia njofton se, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Toni Nake, 50 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se Nake ka plagosur 49-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Kreshnik Cara humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›