Aksident i rëndë në Kanada, 6 viktima nga përplasja e trenit me autobusin
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi dhe një treni në Otava të Kanadasë. Aksidenti ka ndodhur në një kalim të hekururdhës.
Ndërkaq nuk ka informacione për viktima në mesin e pasagjerëve të trenit. Ky është aksidenti më i keq në Kanada që prej muajit korrik, kur një tren që transportonte naftë të papërpunuar, ka dalë nga shinat.
Aksidenti në qytetin Kuebek ka shkaktuar vrasjen e dhjetëra personave.