Kacin: Zgjedhjet lokale në Kosovë, një test kyç
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jetë një test kyç për procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, që do të mundësojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Serbi-BE.
Kacin pret që raporti i Komisionit Evropian për Serbinë në tetor do të jetë më pozitiv sesa dy raportet paraprake, sepse është arritur marrëveshja me Prishtinën, dhe thekson se negociatat me BE-në janë hapur tashmë formalisht.
Negociatat tashmë janë hapur, parë nga aspekti formal. Kushtet gati janë përmbushur, sepse marrëveshja me Prishtinën është arritur, kurse zbatimi i marrëveshjes për momentin po ecën mirë, edhe pse nganjëherë ngadalë. Marrëveshja e arritur për telekomunikacionin dhe energjetikën është një hap i madh praktik përpara, ka thënë Kacin për gazetën Danas të Beogradit.
Përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ka rëndësi të madhe edhe reforma e gjyqësorit, ka thënë Kacin, i cili nesër nis një vizitë disa ditore në Beograd.