E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Koplik, katër persona të plagosur rëndë

aksident-ne-krujeKoplik- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koplik të Shkodrës. Sipas policisë aksidenti është shënuar në Koplik, në kryqëzimin e Culjave, ku raportohet se janë përplasur dy automjete.

Policia tha se si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët ndodhen në spital.

Dy nga të plagosurit janë Naim Topcja dhe Fatmir Jahja. Të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesit e automjeteve, Florian Ramaj dhe Rifat Lumanaj.

Mjetet që janë përplasur janë të tipit Volkswagen, me targa 0144C  dhe Benz me targa AA 315 CO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›