E Diel, 1 Nëntor 2026

I zoti i shtëpisë vret njërin prej hajdutëve në Gracie të Mallakastrës

ambulanca-4Mallakastër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesantës në fshatin Ngracie, Mallakastër.

Ylli Kapllanaj ka gjuajtur me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen një nga personave që kishin hyrë për të vjedhur në banesën e tij.

Policia dyshon se kanë qënë disa persona që mund të kenë hyrë për të vjedhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

Viktima, identiteti i të cilit është ende i pazbuluar ndodhet në morgun e spitalit. Gjithashtu mbetet i panjohur edhe identiteti i personit tjetër që dyshohet të ketë qënë me viktimën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me vrasjen. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›