E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Korçë, drejtuesi i motomjetit përplaset me murin, përfundon në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës.

Drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.

Përplasja ka qenë e fortë duke shkaktuar goditje në kokë dhe frakturë në një prej gjymtyrëve të sipërme.

I aksidentuarit ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se motoristi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar në kryqëzimi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›