E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, kamioni përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Një motor është përplasur me një kamion që po drejtohej nga 28-vjeçari me inicialet K.Z., dhe që po transportonte një eskavator.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit 51-vjeçar të motorit, të identifikuar si Arben Tanushi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›