E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër, eskavatori përplaset me motorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Një eskavator është përplasur me një motorçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit 51-vjeçari Arben Tanushi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit.

Një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, Arben Tanushi 51 vjeç. Drejtuesi i motomjetit Arben Tanushi mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për  veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›