Aksident i rëndë në Lushnjë-Fier, përplaset për vdekje 65-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnjë-Fier kur një mjet tip “Ford” ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore.
Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues në Savër.
“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, policia në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.
/rtsh.al/