Aksident i rëndë në Qafë Qelë, vdesin dy të rinj
PUKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Qafë Qelë të aksit nacional Pukë-Shkodër. Dy të rinj, identiteti i të cilëve ende nuk dihet kanë mbetur të vdekur. Motorçikleta me të cilën udhëtonin është përplasur me një makinë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi ngjarjen.