E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Shkodër-Velipojë, makina po dilte nga gomisteria, përplas motorin! Vdes 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›