“BE na duhet si drita që shohim”, Rama: S’mund ta humbin trenin e historisë, do shpëtojmë nga hija e së shkuarës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme vizitoi një agroturizëm në Kuçovë, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme në Kuçovë.
Rama foli për domosdoshmërinë e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në familjen e madhe evropiane, tha kreu i qeverisë, janë dy kategorit, shtetet që kontribuojnë dhe shtete që përfitojnë. Shqipëria hyn te kategoria e dytë dhe vetëm për bujqësinë, pas anëtarësimit në BE, vendi përfiton 300 mln euro.
“Treni i historisë” ka ndaluar para nesh dhe Rama tha se është e rëndsishme që mos ta humbasim këtë tren, sepse kalon vetëm një herë.
Edi Rama: BE na duhet si kjo drita që shohim, sepse vetëm duke hyrë në BE ky popull do shpëtojë nga hijet e së shkuarës. Çdo shqiptar do ta ketë të sigurt se liria e vetë individuale nuk kërcënohet, as barazia ndaj ligjit. Përfitimi financiar është i jashtëzakonshëm. Kur hyn në BE aty është një familje që ka dy kategori, janë më të rriturit, më të fuqishmit dhe më të vegjlit.
Më të fuqishmit janë kategoria e kontribuuesve, siç janë Franca, Gjermani etj etj , që japin në buxhetin e BE më shumë nga se marrin. Ndërkohë që vende si Shqipëria janë përtitues, marrin në momentin që hyjnë në BE nga buxheti i përbashkët më pak nga se japin.
Me futjen në BE do marrim 300 mln euro në vit vetëm për bujqësinë…Treni i historisë ka ndaluar para nesh. Ti duhet të jesh gati kur vjen treni i historisë dhe nuk duhet ta humbim se ajo dritare që është hapur mund të mbyllet. Por nëse gjërat e përgjithshme ndryshojnë, lufta mbaron, marrëdhëniet e të mëdhenjve , ata e bëjnë muzikë e ritmin, ne kërcejmë..nëse muzika ndryshon mund të fillojë prapë historia nga e para. Sot është momenti ku asnjëri nuk luan me ne dhe thonë jepi jepi, jepi. Në 10 vjet BE na ka dhënë diçka më shumë se 1 mld me hyrjen në BE kemi 1 mld e pak çdo vit./vizionplus.tv