E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Shkodër, humbasin jetën një çift bashkëshortësh

Arkiv

Arkiv

Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë në Shkodër si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia e Shkodrës bëri të ditur se aksidenti u shënua rreth orës 09:40 minuta pranë fshatit Beltojë, ku një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip Benz me targa SH9726C.

Mendohet se kamioni me drejtues Skënder Zallin, i ka prerë rrugën Benz-it dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur burrë e grua dhe është dëmtuar rëndë fëmija .

Policia konfirmon se viktimat janë Hysni dhe Maje Brahimi, përkatësisht 67 dhe 64 vjeç, ndërsa i plagosur, por në gjendje jashtë rrezikut për jetën është djali i çiftit, Dritan Brahimi 26 vjeç./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›