E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë mrekullisht dy shqiptarët e Kosovës

Dy shqiptarë të Kosovës kanë shpëtuar mrekullisht nga një aksident i rëndë, pranë Thumanës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj së premteje, në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Automjeti i drejtuar nga shqiptari i Kosovës është përplasur në rrethrrotullim, ndërsa së bashku me të është lënduar edhe pasagjeri.

Megjithatë, ata kanë mundur t’i shpëtojnë lëndimeve të mëdha edhe pse goditja ishte e fortë. Dy të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›