E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit përplas një grua me motor, ndërron jetë

Një aksident tragjik ndodhi paraditen e kësaj të marte në afërsi të Gjykatës së Tiranës.

Një grua, e cila po lëvizte me një motor elektrik, u përplas nga një autobot uji, duke humbur jetën në vend.

Policia dhe ambulance shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht gruaja ndërroi jetë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që shoferi i autobotit është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime mbi aksidentin. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›