E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, nis hetimi për dy shtetase braziliane

Policia e Durrësit ka finalizuar pas 2 javësh hetime operacionin e koduar “Storm 16”. Në kuadër të këtij operacioni është zbuluar në lagjen nr.13 në Durës një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion. Dy shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel janë proceduar penalisht.

Gjithashtu nisi procedimi për  fshehje të të ardhurave i administratorit të hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.

Dy gra, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient, janë shpallur në kërkim.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

“Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”.

Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.

Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›