E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas një vajzë të mitur në Lungomare

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lungomare të Vlorës, pranë pikës panoramike.

Një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë të mitur, e cila ka marrë ndihmën e parë nga mjekët e ambulancës që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Më pas, e mitura është transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›