E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë, në aksin rrugor “Panaja–Novoselë”.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:10, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një mur.

Si pasojë e plagëve të marra, 34-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›