E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Balldren-Torovicë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Balldren-Torovicë, ku një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në një mur rrethues.

Si pasojë janë plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjerja, e cila mësohet se është shtatzënë.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›